Lajme

Covid-19, dy viktima dhe 233 raste të reja në 24 orët e fundit

Dy viktima dhe 233 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojne Covid-19, një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 78 raste, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Statistika (25 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 233
Të shëruar në 24 orë 1044
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 606

Testime totale 1,903,035
Raste pozitive 305,123
Raste të shëruara 292,597
Raste Aktive 8,997
Humbje jete 3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,264
Durrës 637
Fier 620
Vlorë 463
Elbasan 400
Shkodër 379
Berat 368
Korçë 260
Lezhë 244
Gjirokastër 177
Dibër 127
Kukës 58


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë