Lajme

Covid-19, Ambasada e SHBA: Reforma në Drejtësi nuk duhet të ndalojë

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dhënë një mesazh qytetarëve shqiptarë për koronavirusin, teksa nxit me forcë distancimin social.

Por, përtej situatës së krijuar nga COVID-19, ambasada e SHBA nuk harron Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila sipas saj, nuk duhet të ndalojë.

Ambasada ka publikuar disa foto në “Facebook”, ku shfaqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasada e SHBA.

“Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social, por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada në “Facebook”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157217242600838?__xts__[0]=68.ARD2OVeTkVPJzi6tbg7OgDPmoC3nKjTL2R7u8GgYBm38KdfTw-AUVThIRmQCI53TATpxEAj6GqOIlKK2WAxWGw15U7upWvznpLMp6HU_CZH8i0-I8hZ3pUBgYyh-VmSVmb5dUykNiCjZAog0iz9Ddn5wdu-pAvsJIN1mMWhdWzuw552y1-g3b3IjoweSQzEyV2fnH7X7MMBnezZsqhZan8AWVbrUftC93Z6Tz50WqV1EMe-_mUr88ru95FVTxxo6GNaSdLT_rAhZbKZz06WfspexheDErtV3dEIwpN01NpOQeRjjYheWuEAGT0E76jtSYzJHb2pH_q_ynv8pNA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë