Lajme

Covid-19/ 74 raste të reja, 2 humbje jete, 7 pacientë në gjendje serioze

74 raste të reja dhe 2 humbje jete janë shënuar 24 orët e fundit, si pasojë e infektimit me Covid-19. Janë 42 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv, mes tyre dhe mosha të reja. Rovena Daja e Insitutit të Shëndetit Publik kërkoi që të respektohen masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset gjithashtu duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

“Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19.  Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive”, tha Daja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale         29669

Raste pozitive          3038

Raste të shëruara     1744

Raste Aktive         1213

Humbje jete         81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                477

Durrës                221

Shkodër            167

Vlorë                   115

Lezhë                     63

Fier                         49

Korçë                    30

Elbasan               25

Kukës                  24

Berat                   16

Gjirokastër     15

Dibër                  11


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë