Lajme

Covid-19/ 135 të infektuar, një humbje jete, 72 të shëruar, vetëm 3 të intubuar

Që prej fillimit të javës, të dhënat e sotme (e premte) të Ministrisë së Shëndetësisë rreth situatës së COVID-19 kanë nxjerrë në pah disa elemente mbi ecurinë e përhapjes së virusit dhe masat që janë marrë.

Së pari; Ministria e Shëndetësisë ka rritur ndjeshëm numrin e testimeve krahasuar me ditët e mëparshme duke u reflektuar edhe në rritjen e numrit të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 586 testime për të dyshuar me Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur.

Numrin më të madh të rasteve pozitive vijon të kryesojë Tirana kur vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 113 raste.

Së dyti; Që prej fillim javës kemi  vetëm një të vdekur (një 58 vjecar nga Tirana).

Së treti; Për herë të parë pas kaq ditësh është rritur ndjeshëm numri të shëruarve, 72 qytetarë. Vetëm një ditë më parë kishim 32 të shëruar

Së katërti; Është ulur numri i të intubuarve duke ndjekur një kurbë sharre 4 fillim jave, pastaj 6 për dy ditë rresht, më pas sërish 4  dhe 24 orët e fundit vetëm 3 të intubuar.

Ka një numër thuajse konstant të pacientëve në terapi intensive, 20 të tillë.

Ka gjithashtu një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të shtruar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid 19.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur Ministria e Shëndetësisë ishte evazive me numrin e mjekëve të familjes që ndjekin personat aktiv me Covid 19, (mbi 1000) sot Dr, Marjeta Dervishi citoi se janë 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin që ndjekin personat e infektuar nga  banesat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rikujtuar qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme, maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës dhe se të gjithë qytetarët e prekur nga Covid19 duhet të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale            44881

Raste pozitive              6151

Raste të shëruara         3227

Raste Aktive                2735

Humbje jete             189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            1558

Durrës             348

Shkodër            231

Vlorë                 98

Fier                   90

Kukës              94

Korçë               85

Lezhë               80

Elbasan             45

Berat                 44

Dibër                33

Gjirokastër     29


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë