Ne rrjet

Koha që parashikojnë shkencëtarët se kur bie raketa kineze dhe zonat e riskut

Mbetjet e raketës kineze të lëshuar në hapësirë javën e kaluar, do të rikthehen dhe njëherë në tokë. Në fund të ditës së shtunë apo gjatë mëngjesit të së dielës këto copëza mund të bien në Tokë, sipas një kompanie për kërkimet në hapësirë në SHBA.

Ministri i Marrëdhënieve të Jashtme në Kinë tha se pjesa më e madhe e raketës do të digjet në hapësirë dhe ka shumë pak shanse që të shkaktojë dëme nëse bie në Tokë.

Korporata e hapësirës ajrore në SHBA, CORDS, parashikoi se copëzat e ndara të raketës mund të bien diku në Zelandën e Re dhe më pas e tërhoqi duke thënë se mund të bie kudo në botë.

Ekspertët thonë se është e pamundur të përcaktosh vendin se ku do të bien copëzat pa hyrë akoma në atmosferë.

Agjencia Europiane e Hapësirës ka parashikuar "zonën e rrezikuar" ku bën pjesë jugu i New York, e gjithë Africa dhe Australia, pjesërisht Japonia dhe Italia, Greqia, Spanja, Portugalia.

Pjesët e shkëputura nga raketa hapsinore udhëtojnë me 18.000 milje në orë dhe sipas shkenctarit McDowell ka shumë mundësi të ndalojnë të gjitha pjesët në Paqësor.

Raketa kineze u nis nga Toka më datë 29 prill dhe u la të rrinte pezull në hapësirë deri sa e tërhoqi mbrapsht graviteti i planetit tonë.

Burimi:Reuters/BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë