Biznes

Konfindustria kërkesë qeverisë: Shtyni afatin e regjistrimit të pronarëve deri më 30 qershor

"Konfindustria" i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare që të shtyhet afati i shpalljes së pronarëve përfitues të bizneseve deri më 30 qershor.

Shoqata në kërkesën e saj shpjegon se investitorët e huaj në vend mund të vonojnë regjistrimin e tyre lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 duke marrë parasysh që është periudhë e ngarkuar kur kompanitë përpunojnë dhe publikojnë pasqyrat financiare.

Sipas Konfindustria, 30 ditë është kohë e pamjaftueshme për një kompani të huaj që të mbledhë të gjithë dokumentat, t’i apostilojë, t’i përkthejë në shqip dhe t’i noterizojë, prandaj kërkohet shtyrja e afatit.

Shoqata liston problemet teknike si një tjetër pengesë për tu regjistruar në sistem, i cili në rast të përfundimit të procesit pa sukses, aplikimi nuk ruhet dhe duhet të nisë nga fillimi, duke konsumuar më shumë kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë