Real Betis dhe Chelsea kryesojnë në përballjet e vlefshme për ½ finalet e UEFA Conference League. Real Betis shkon me avantazhin minimal në Firence ndërsa Chelsea kthehet në “Stamford Bridge” pas një fitoreje bindëse në Stockholm dhe duket shumë pranë Finales së Conference League në Wrocław. Spanjollët kanë shënuar të parët në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Conference League. Ndërsa Djurgården ka luajtur 17 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s këtë sezon – rekord për një klub suedez.

Fiorentina mund të ketë më shumë eksperiencë në këtë fazë të Kupave të Evropës por Real Betis e mbylli në avantazh sfidën e zhvilluar në Spanjë. Fitorja e tyre 2-1 ndaj “Viola”-ve është vetëm hapi i parë për Finalen e 7 nga 10 ½ finale të luajtura. Për trainerin Raffaele Palladino, Fiorentina ka gjithcka në duart e saj. Formacionet e mundshme:
Fiorentina: De Gea; Pongračić, Comuzzo, Ranieri; Folorunsho, Mandragora, Adli, Fagioli, Parisi; Guðmundsson, Kean
Real Betis: Vieites; Aitor Ruibal, Bartra, Natan, Perraud; Cardoso, Isco, Fornals; Antony, Bakambu, Ezzalzouli

Pavarësisht paraqitjes suedeze, Enzo Maresca kërkon përqëndrim nga Chelsea i tij për të “mbyllur” kualifikimin në shtëpi. Londinezët janë pranë Finales së 3 evropiane në 6 vitet e fundit. Italiani që drejton blutë provon të mbajë larg euforinë duke mos lejuar në asnjë moment, festime të parakohshme. Për këtë ai kujton humbjen (statistikore) që iu shkaktori Legia Warszawa në ¼ finale. Formacionet e mundshme:
Chelsea: Jörgensen; Acheampong, Badiashile, Adarabioyo, Gusto; James, Deësbury-Hall; Rak-Sakyi, Palmer, Sancho; George
Djurgården: Rinne; Tenho, Une, Danielson, Kosugi; Finndell, Stensson, Gulliksen; Haarala, Nguen; Priske
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.