Futboll

Conference League, debutuesit e Betis përballë ekspertëve të Chelsea-t

UEFA Conference League e nisi fazën e grupeve më 36 skuadra për të mbërritur tek dy të fundit që do kërkojnë trofeun e sezonit 2024/25 në Wrocław, të mërkurën e 28 Majit. Chelsea do të ndeshet me Real Betis në fundin e muajit pas një rezultati komod në ½ finale ndaj Djurgarden në “Stamford Bridge”. Pavarësisht 10 ndryshimeve nga skuadra që të dielën fitoi ndaj kampionëve të Premier League dhe debutimit të 16 vjeçarit Reggie Walsh, “Blues” as nuk u djersitën për të kompletuar “manita-n” 5-1 ndaj vizitorëve në 180 minuta.

Abde Ezzalzouli kombinoi me brazilianin Antony për golin që kualifikoi Real Betis nga koha shtesë në të parën Finale evropiane në dëm të Fiorentina-s. Italianët kërkonin të 3 rradhazi pas humbjeve në dy edicionet e fundit. Pas fitores 2-1 në Sevilje, “bandës” së Manuel Pellegrini-t iu desh të luftonte fort për barazimin 2-2 që eliminoi Fiorentina-n në shifrat e përgjithshme 4-3 në Itali. Kjo pas largimit të Gosens që shënoi dy golat për “vjollcët”. Golin e parë për miqtë e shënoi Antony që me formën në La Liga po i tregon Manchester United se duhej të kishte besuar më shumë te ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë