Muzike

‘Coachella 2023’, superyje globalë dhe rikthime të shumëpritura në shkretëtirë

Bad Bunny, Blackpink dhe Frank Ocean do të kryesojnë festivalin më të madh të muzikës në Amerikën e Veriut, i cili rikthehet këtë fundjavë në Indio, Kaliforni dhe pritet që në ditë të jenë pjesë rreth 125 mijë njerëz.

Festivali rikthehet këtë vit normalisht pasi prillin e kaluar kërkohej akoma vaksinimi i pjesëmarrësve.

Fokusi do të jetë në një grup artistësh, duke përfshirë dy më të përfolurit në botën e muzikës si Bad Bunny, 29-vjeçari i cili është artisti i parë latin që kryeson Coachella-n. Artisti më i transmetuar në botë për tre vjet me radhë, Bad Bunny po vjen nga turneu me fitimet më të larta të vitit 2022.

Ndërsa Blackpink është grupi i parë aziatik që performon në një festival të tillë në Amerikë. Grupi ka përformuar në 2019 dhe do jetë edhe këtë vit.

Që nga formimi i tyre në vitin 2016, grupi kanë grumbulluar dhjetëra rekorde. Këtë javë, grupi tejkaloi Justin Bieber si kanali i artistëve më të shikuar në historinë e YouTube.

“Mendoj se performanca për Coachella në 2019 ishte një moment historik për ne pro ne nuk e prisnim që të jemi grupi kryesor në një festival që jemi rritur duke e admiruar dhe duke shpresuar që një ditë të jemi pjesë e njerëzve që shkojnë”, tha për Billboard një nga vajzat e grupit.

E diela do të sjellë rikthimin e shumëpritur të Ocean në skenë. Këngëtari 35-vjeçar amerikan nuk ka qenë pjesë e një shfaqje live që nga viti 2017.

Ocean, i konsideruar gjerësisht si një ndikim i madh në muzikën pop që nga albumi i tij debutues i vitit 2012, ‘Channel Orange’, nuk ka nxjerrë një album të plotë që nga ‘Blonde’ i vitit 2016.

Artistë të tjerë që performojnë gjatë fundjavës përfshijnë Rosalía, Gorillaz, Charli XCX, boygenius, Björk, Calvin Harris, The Chemical Brothers, Blondie dhe Kali Uchis. Blink-182 dhe James Blake ishin gjithashtu shtesa të minutës së fundit këtë javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë