Ka ndodhur

Ç’montohen edhe 65 kamera të tjera në Tiranë, numri shkon në 220 në total

Gazeta Si - Edhe 65 kamera të tjera sigurie të paligjshme janë çmontuar në Tiranë nga policia pas aksionit të një ditë më parë, duke e çuar në 220 numrin e tyre në total.

Aksioni i nisur në kuadër të hetimit të koduar “Fijet” ka vazhduar në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”.

Në të gjitha këto rrugë janë hequr 65 kamera të paligjshme që dyshohet se janë vendosur nga kontigjentë kriminalë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K. Në total, numri i personave ndaj të cilëve kanë nisur hetimet ka shkuar në 44.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë