Njerez

Çmimi Nobel për Paqen i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i është dhënë Navanethem “Navi” Pillay, gjyqtares së njohur nga Afrika e Jugut dhe ish-Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pillay ka pasur një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke mbajtur edhe poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare.

Emri i saj lidhet me përpjekjet për forcimin e së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Navanethem “Navi” Pillay u bë gruaja e parë që hapi një zyrë ligjore në provincën Natal të Afrikës së Jugut, në vitin 1967.

E bija e një shoferi autobusi, me origjinë nga një lagje e varfër indiane e Durbanit në Afrikën e Jugut, Pillay u rrit dhe e nisi punën e saj në fushën e të drejtave të njeriut duke  u bërë gruaja e parë me ngjyrë që hapi zyrën e saj ligjore dhe u emërua gjyqtare e Gjykatës së Lartë në Afrikën e Jugut.

Deri kohët e fundit, Pillay, tashmë 85-vjeçare, drejtoi Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze dhe aktualisht është gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në çështjen ku Mianmari akuzohet për gjenocid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë