Motosport

Çmimi i Madh i Portugalisë, qeveria jep “Ok” për 27 mijë fansa

Qeveria e Portugalisë ka bërë me dije se do të lejojë 27500 fansa të marrin pjesë në “Çmimin e Madh të Portimaos” në Formula 1 këtë fundjavë. Është një rikthim në vendin luzitan pas 24 vitesh, pasi gara e fundit është zhvilluar në vitin 1996.

Cirkuiti “Autodromo Internacional do Algarve” ka një kapacitet prej 90000 spektatorësh, por për shkak të pandemisë së Kcoronavirusit, një numër i reduktuar për tifozët do të jetë i disponueshëm nga e premtja deri të dielën.

Hemilton në garën e fundit në Gjermani. Gazeta Si, 22 tetor 2020

Në garën e fundit në Formula 1, në Nurburgring të Gjermanisë më 11 tetor, 13500 fansa panë nga afër Ljuis Hemiltonin të barazonte rekordin e 91 fitoreve të Mikael Shumakerit. Në Portimao, 6 herë kampioni i botës mund ta kalojë pilotin gjermanin dhe të bëhet piloti më fitues i historisë së Formula 1 për numrin e garave. Garën e fundit në Portugali e ka fituar Zhak Vilnëv me makinën Uilliams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë