Muzike

Çmimet Grammy, është viti i Billie Eilish

Nëse flasim për muzikë, viti 2019 ishte viti i Billie Eilish. Dhe nëse dikush mund të kishte dyshime për këtë, çdo dyshim u shua para rezultateve të natës së Grammy, të organizuar në Staples Center në Los Anxhelos mbrëmjen e 26 janarit: 18-vjeçarja që revolucionarizoi popin ka rrëmbyer plot katër çmime kryesore, artistja më e mirë e re, albumi i vitit, kënga e vitit dhe regjistrimi i vitit. Këtyre u janë bashkuar edhe tre çmime të tjera në kategori të vogla.

Artistja më e mirë me ‘When We Fall Asleep’, Albumi i vitit me ‘Where Do We Go’?, kënga e vitit dhe regjistrimi  i vitit me ‘Bad Guy’ dhe ‘When We All Fall Asleep’. Ajo gjithashtu fitoi edhe çmimin e Vokalit më të Mirë Pop.

Billie ishte pra një fituese në pesë kategori nga gjashtë në të cilat ishte nominuar.

Billie Eilish, triumfuese e Grammy

Lotët për Kobe

Por festa për edicionin e 62-të të Grammys u shkatërrua nga lajmi për vdekjen e papritur të basketbollistit Kobe Bryant, i cili vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna kur helikopteri u rrëzua jo larg nga Los Anxhelos. “Kjo natë është për Kobe”, është shprehur Lizzo, duke nisur ceremoninë zyrtare ndërsa një minutë heshtje u mbajt gjatë dhënies së çmimeve të kategorive të vogla. Edhe prezantuesja e Grammy, Alicia Keys improvizoi këngën “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday’ nga Boyz II Men. “Të duam shumë Kobe”, tha më tej. Në sfondin e Staples Center, shtëpia e dytë për “Black Mamba” gjatë karrierës së tij sportive me Los Anxhelos Lakers, ishin numrat me të cilët ai kishte luajtur, 8 dhe 24.

Homazh për Kobe Bryant në Grammy

Ka thyer rekordin e Taylor Swift

Me fitoren e saj të jashtëzakonshme, Eilish kapërceu gjithashtu Taylor Swift si fituesen më të re në historinë e Grammys. Swift ishte në të vërtetë 20 vjeç kur dhjetë vjet më parë fitoi me ‘Fearless’. “Nuk do t’ju humb më shumë kohë”, tha ajo pasi u dha albumi më i mirë i vitit. “Faleminderit për këtë”. Një sukses i paracaktuar, pasi artistja e re u rrit duke regjistruar këngë me vëllanë e saj Finneas O’Connell, bashkautor dhe prodhues i muzikës së saj, në një dhomë gjumi të shtëpisë së prindërve të saj në Los Anxhelos.

Një çmim edhe për Michelle Obama

Ndër fituesit ishte edhe Lizzo. Këngëtarja, reperja, kantautorja fitoi me ‘Truth Hurts’ për kategorinë “Performanca pop më e mirë solo” dhe dy çmime të tjera të vogla. (me “Jarome” si performaca tradicionale më e mirë R&B dhe me Cuz “Cuz I Love You” për albumin më të mirë kontemporan).

Një tjetër fituese ishte dhe ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama me autobiografinë e saj “Becoming” u nderua me Albumin më të mirë “Spoken Word” në versionin audiobook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë