Muzike

Çmimet Grammy 2021/ Beyoncé dhe Taylor Swift bëjnë histori

Taylor Swift dhe Billie Eilish fituan çmimet kryesore Grammy gjatë një ceremonie që gjithashtu u vlerësua edhe Beyonce, artistja femër më e mirë në historinë e Grammy-t.

Swift surprizoi gjatë izolimit me albumin “Folklore” që u vlerësua si albumi i vitit dhe “Everything I wanted” e Billie Eilish si Regjistrimi më i mirë i vitit. Me fitoren e së dielës 31-vjeçarja Swift, bëhet femra e parë që fiton tri herë çmimin e albumit më të mirë.

Katër trofe Grammy shkuan për Beyonce të dielën që koleksionon gjithsej në karrierën e saj 28 të tillë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga një femër, këngëtarja Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa fitoi një çmim Grammy në kategorinë e albumit pop me vokalin më të mirë, për “Future Nostalgia”.

Këngëtarja Dua Lipa

Kënga “I Can’t Breathe” e artistes R&B H.E.R u vlerësua si më e mira e vitit. Ajo është shkruar pas protestave të lëvizjes Black Lives Matter në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar.

https://youtu.be/E-1Bf_XWaPE

Artisti më i mirë i ri u shpall reperja Megan Thee Stallion. 26-vjeçarja e njohur për promovimin e rolit të grave fitoi edhe dy Grammy për performancën e saj në rep të single-it “Savage”, së bashku me Beyonce.

Reperja Megan Thee Stallion

Reperja mbajti një nga fjalimet më emocionuese, e cila ia kushtoi çmimin e saj “Artisti më i mirë i ri” nënës e saj, e cila vdiq nga një tumor në tru në vitin 2019.

“Ajo nuk mund të ishte këtu me mua sonte, por ajo gjithmonë e dinte që unë do të isha në Grammy”, është shprehur ajo në tapetin e kuq.

Moderuar nga Trevor Noah, ceremonia ishte e mbushur me performanca të regjistruara paraprakisht, ndërsa Dua Lipa ishte një prej atyre që performoi në skenë.

Ceremonia u zhvillua në qendrën e Los Anxhelos, duke zbatuar masat anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë