Moti

Çmenduritë e motit, deri në javën e tretë të majit me temperatura deri 35 gradë

Duke nisur nga dita e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e ajrit të ngrohtë Mesdhetar, i cili do të sjelle rritje  të temperaturave. Duke u luhatur nga 24 gradë në veri deri në 27 gradë në zonën e ulët në bregdet.

Ndërsa, ditën e Hënë Ballkani juglindor do të përfshihet nga masat ajrore të nxehta Afrikane të parakohshme. Temperaturat do të jenë të larta ku pritet të regjistrojnë vlera mbi 30 gradë celsius! Por do të jetë dita e premte ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

E ndërsa java e tretë e muajit maj do të rikthejë reshjet e shiut dhe rënie të temperaturave duke i çuar në normën e muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë