Njerez

Cila është mosha e duhur për të humbur virgjërinë?

Një sondazh për sjelljet seksuale në Britani ka treguar se njerëzit që kanë kryer mardhënie seksuale në moshë të re janë penduar. Më shumë se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve pranuan se mosha kur kanë kryer marrëdhënie seksuale nuk ishte e duhura. Sipas tyre duhet të jesh në moshën 16 vjeçare për të pasur marrëdhënie për herë të parë.
Sondazhi i cili u emërua “Natsal”, i kryer çdo dhjetëvjeçar apo më shumë, jep një pasqyrë të detajuar të sjelljes seksuale në Britaninë e Madhe. Hulumtuesit nga universiteti i Mjekësisë në Londër vlerësuan përgjigjet e rreth 3.000 të njerëzve të rastësishëm.
Përgjigjet treguan se gati 40% e grave dhe 26 % e meshkujve mendonin se përvoja e tyre seksuale e parë nuk kishte ndodhur në kohën e duhur.
Kur u pyetën në thellësi, shumica thanë se donin që të kishin pritur më shumë për të humbur virgjërinë e tyre. Shumë pak thanë së duhet ta kishin bërë më herët. Pothuajse 1 e treta kishte bërë seks përpara se të shkonte në moshën 16 vjeç.
Anketa shqyrtoi edhe gatishmërinë, nëse një person mund të merrte një vendim të informuar nëse do të kishte marrëdhënie seksuale për herë të parë. Për shembull, nëse ata kishin qenë të sigurt për të kryer marrëdhënie dhe nuk kishin pasur presionin e bashkëmoshatarëve.
Pothuajse një në pesë gra dhe një në dhjetë burra thanë se ishin ndjerë të detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale për herë të parë.

Themeluesi i sondazhit Natsal, profesori Kaye Wellings, tha se mosha e pëlqimit nuk ishte një tregues se dikush mund të jetë gati për të kryer marrëdhënie.
“Çdo i ri është i ndryshëm, disa 15-vjeçarë mund të jenë të gatshëm për të kryer marrëdhënie, si kundër , disa 18-vjeçarë nuk janë,” shtoi ai
Bashkë-studiuesja Dr Melissa Palmer tha se gjetjet tona duket se mbështesin idenë se gratë kanë më shumë gjasa sesa meshkujt, të jenë nën presion nga partnerët e tyre për të bërë seks.
Gjithashtu, ajo tha se edukimi seksual në shkolla duhet t'i pajisë të rinjtë me aftësitë e duhura për t'u mundësuar atyre që të kenë eksperienca të para seksuale të sigurta dhe pozitive.
Kur është koha e duhur?
Nëse mendoni se mund të keni marrëdhënie seksuale, pyesni veten:
A ndihet mirë?
A e dua partnerin tim?
A më do mua po aq?
A ndihem i aftë të them "jo" në çdo pikë nëse ndryshoj mendjen dhe a do të jemi të dy me të mirë?
Nëse i përgjigjeni po të gjitha këtyre pyetjeve, atëherë nuk ka shumë rëndësi momenti. Gjithashtu sigurohuni të mos ndjeheni nën presion dhe të mos ju vijë keq për veprimin tuaj.
Ndërkohë Isabel Inman nga organizata e shëndetit seksual Brook tha se anëtarët e kësaj organizate besojnë se marrëdhëniet seksuale duhet të fillojnë herët, sepse ndihmojnë të rinjtë në mënyrën se si do të marrin vendime të rëndësishme./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë