Bota

Charles McGonigal ‘shpëton’ nga Shqipëria, rrezikon 5 vite burg vetëm për oligarkun rus

Ish-agjenti i kundërzbulimit FBI-së Charles McGonigal pranoi fajin përpara gjykatës së Manhatanit, duke u akuzuar vetëm për çështjen e ndihmës ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska.

Ai do të akuzohet për shkelje për shkelje sanksionesh amerikane dhe pastrimin e pagesave nga një oligark i njohur rus.McGonigal pranoi para gjykatëses Jennifer H. Rearden, se kishte shkelur ligjin pas daljes në pension të tij në 2018 nga byroja, ku kishte qenë ekspert në kundërzbulimin rus, duke ndihmuar Oleg V. Deripaska, një miliarder rus nën sanksionet e SHBA-së, për të hetuar një rival.

“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha ai, duke u dukur ndonjëherë emocional.

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska. E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së”, theksoi ish-shefi I kundërzbulimit.

Në dëshminë e tij përpara gjyqit, ai theksoi se “e kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt.

McGonigal tani mund të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh për një akuzë që ai u deklarua fajtor të martën, tha Rearden në gjykatë.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, dënimi maksimal që z. McGonigal mund të kryejë është pesë vjet, në vend të dënimit deri në 20 vjet që ai mund të përballej.

Por McGonigal duket se ka shpëtuar sa i përket akuzave për marrjen e parave nga ish-agjenti I shërbimit sekret shqiptar, Agron Neza në vlerën e 200 mijë usd. Avokati i tij tha gjatë një seance të fundit se ai pret që edhe ky rast të zgjidhet pa shkuar në gjyq.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë