Futboll

Championsi njeh sot dy gjysmëfinalistët e parë, Milani dhe Reali favoritë

Gazeta Si – Historia dhe ëndrra janë vetëm një hap larg. Mbrëmjen e sotme përcaktohen dy skuadrag e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, pas sfidave Napoli-Milan dhe Çelsi-Real Madrid.

Milani dhe Reali, dy nga klubet me më shumë histori në këtë kompeticion, nisen favoritë në letër për kualifikimin, duke qenë se i kanë fituar ndeshjet e para. Megjithatë, futbolli është i paparashikueshëm dhe duhen pritur ndeshjet e kthimit për të mësuar saktësisht se kush do të shkojë në gjysmëfinale.

Nga ndeshja e pare mes Milanit dhe Napolit, Zhiru sqaron Rrahmanin. Gazeta Si, 18 prill 2023

Napoli do të tendojë përmbysjen me Osimhen, sulmuesin që mungoi në sfidën e parë, por që e ka lënë pas dëmtimin dhe sot është gati për trajnerin Spaleti. Milani pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që fitoi 1-0 në ndeshjen e parë. Me shumë interes pritet përballja e Leaos dhe Kvaratshkelias, dy prej lojtarëve më të mirë të Serisë A.

Në Londër Çelsi në krizë të plotë pret Realin e Madridit, mjeshtrin e madh të trofeut me veshë të mëdhenj. Skuadra e Ançelotit e ka fituar 2-0 ndëshjen e parë në ‘Bernabeu’ dhe sot i mjafton edhe barazimi, apo një humbje me një gol diferencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë