Futboll

Championsi i vështirë për Interin, mundet nga Barcelona 2 dhe mbetet jashtë

Pa Lionel Mesin, Pike, Artur, Dembele, Zhordi Albën e disa të tjerë, me Busketsin në stol dhe Suarez e De Jong të aktivizuar si zëvendësues, Barcelona ka arrtiur të mundë Interin 1-2 brenda në “San Siro”. Një ndeshje që vërtetoi se Interi është ende larg nivelit të Championsit dhe tani duhet të ngushëllohet me Ligën e Europës, pasi e ka mbyllur në vend të tretë fazën në grupe.

Kualifikohet Barcelona që zë vendin e parë dhe Borusia Dortmundit, që mundi Sllavian e Pragës 2-1, me gola të Sanço dhe Julian Brandt. Në “San Siro” pritej që Interi ta kishte të lehtë përballë formacionit të dytë të Barcelonës, por katalanasit surprizuan me Perez. Interi barazoi me Lukakun, i cili gjuajti fort në hyrje të zonës, pas një kombinimi me Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë, trajneri Konte luajti të gjitha “kartat” nga stoli, por kur pritej goli i zikaltërve, ai që shënoi ishte Ansu Fati, 3 minuta pasi u fut në fushë nga trajneri Valverde. Barcelona fitoi 1-2, duke i bërë edhe një nder Borusias së Dortmundit.

Një rezultat surprizë ishte fitorja 0-1 e Valencias në fushën e Ajaksit, duke bërë që holandezët të shkojnë në Ligën e Europës. Kalojnë me tej Çelsi, që mundi 2-1 Lilën, dhe Valencia. Lajpcigu dhe Lioni kualifikohen nga Grupi G, duke lënë jashtë Benfikën dhe Zenitin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë