Futboll

Championsi i tretë për Pep Guardiolën, ‘qytetarët’ kompletojnë tripletën

Gazeta Si – Më në fund ia ka dalë Pep Guardiola të fitojë Championsin me Mançester Sitin. Trajneri spanjoll arrin për herë të tretë t’i gëzohet trofeut më të rëndësishëm europian për klubet, pas atyre 2 që ka fituar më parë me Barcelonën.

Guardiola barazon kështu francezin Zinedin Zidan në renditjen e trajnerëve me më shumë Champions, nga 3 secili, por që të dy qëndrojnë pas Karlo Ançelotit, i cili e ka fituar 4 herë kupën me veshë të mëdhenj.

Pep Guardiola. Gazeta Si, 10 qershor 2023

Mançester Siti ndërkohë ka arritur të kompletojë tripletën këtë sezon: titullin kampion në Premier Ligë, FA Cup dhe tashmë edhe Ligën e Kampionëve. Një sezon për t’u vendosur në kornizë nga Siti, edhe pse në finalen e sotme nuk pati shkëlqimin e zakonshëm.

Në historinë e futbollit janë 8 skuadrat që kanë arritur të bëjnë tripletë të paktën një herë. Italia në këtë renditje speciale përfaqësohet vetëm me Interin e Mourinjos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë