Futboll

Champions/ Sot finalja e parakohshme Siti-Bajern, Interi në testin me Benfikën

Gazeta Si – Championsi rikthehet sot me ndeshjet e para çerekfinale. Dhe menjëherë me një ndeshje të madhe, siç është ajo mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut, e konsideruar si një finale e parakohshme.

Guardiola është në kërkim të trofeut prestigjioz me ‘qytetarët’ dhe këtë sezon një mundësi shumë të mira për t’ia arritur qëllimit. Por Bajerni, ish-skuadra e tij, është ekspert i këtij kompeticioni, kështu që nuk është i lehtë kualifikimi. Anglezët nuk kanë të gatshëm Foden, ndërsa te Bajerni i Tomas Tuhel mungojnë Nojer, Lukas Hernandez dhe Çoupo-Moting.

Simone Inzagi, trajneri i Interit. Gazeta Si, 11 prill 2023

Në fushë zbret sot në mbrëmje edhe Interi. Italianët kërkojnë gjysmëfinalen dhe në letër i kanë shanset, edhe pse nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat. Trajneri Simone Inzagi ka një mision të dyfishtë: të arrijë në gjysmëfinale dhe të shtojë shanset për të ardhmen e tij tek Interi.

Benfika është një kundërshtar shumë i fortë dhe drejtohet nga një trajner ambicioz si Shmidt. Portugezët nuk kanë në dispozicion kampionin e botës Nikolas Otamendi, kurse tek Interi mungojnë Shkriniar dhe Çalhanoglu. Kristjan Asllani do të jetë në stol, pasi Inzagi ka planifikuar titullarë Barelën, Mkhitarian dhe Brozoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë