Futboll

Champions/ Real Madrid luan “tenis”, Gjimshiti merr pikën e parë

Klubet e mëdha bëjnë diferencën në Champions. Reali Madrid është treguar i pamëshirshëm ndaj turqve të Gallatasarajit dhe ka forcuar pozitat në grup, pasa asaj nisjeje shumë të dobët. Madrilenët e zgjidhën ndeshjen shumë shpejt, teksa brenda 15 minutash shënuan 3 herë. Rodrigo dy herë dhe më pas kapiteni Serxho Ramos me penallti “asfiksuan” ekipin turk, Benzema thelloi diferencën brenda pjesës së parë, në fund shënoi golin e pestë për t’ia lanë radhën sërish Rodrigos ta “vuloste” rezultatin në 6-0.

Berat Gjishiti ishte titullar ndaj Mançester Sitit, në atë barazim 1-1, që i dha Atalantës pikën e parë në grup. Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares nuk mundi të shënonte në 10 minutat e fundit, kur anglezët mbetën me 10 lojtarë dhe më një mbrojtës në portë, Kajli Uollkër, pasi Bravo u ndëshkua me karton të kuq. Mauro Ikardi vazhdon paraqitjet e mira me fanellën e PSG-së. Ai shënoi në fitoren ndaj Bryzhit golin e parë. Totenhemi fitoi bindshëm në fushën e Crvena Zvezdës, 0-4, ku koreani Son realizoi dy herë. Atletiko Madrid u mund në Gjermani nga Bajern Leverkuseni.

Berat Gjimshiti në dyluftim me Mahrez. Gazeta Si, 7 nëntor 2019

Bajerni dhe Juventusi zbritën të parët në fushë dhe bënë detyrën, përkatësisht ndaj Olimpiakosit dhe Lokomotivës së Moskës. Golat e Levandovskit dhe Perisiçit i dhanë fitoren e katërt në grup në po kaq ndeshje ekipit bavarez, që ndryshe nga kampionati, në Champions ka qenë bindës deri tani. Juventusi ia doli në Rusi falë një goli të Douglas Kostës në minutën e tretë shtesë, kur rezultati ishte 1-1. Bardhezinjtë udhëheqin grupin me 10 pikë në 4 ndeshje.

Juventtusi feston fitoren ndaj Lokomotivës. Gazeta Si, 7 nëntor 2019

Ndeshjet e katërt në grup
Bajern Mynih-Olimpiakos 2-0
Lokomotivë Moskë-Juventus 1-2
Real Madrid Gallatasaraj 6-0
Bajern L.-Atletiko Madrid 2-1
Crvena Zvezda-Totenhem 0-4
Dinamo Zagreb-Shakhtar 3-3
PSG-Bryzh 1-0
Atalanta-Mançester Siti 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë