Futboll

Champions/ Në Torino e Madrid luhet për kreun e grupit dhe për prestigj

Grupet A, B, C dhe D luajnë sot në mbrëmje ndeshjet e pesta dhe të parafundit, që kanë rëndësi si për kualifikimin, ashtu edhe për vendin e parë. Bajern Mynih dhe PSG janë dy skuadrat e kualifikuara në këto grupe deri tani.

PSG ka shanse të mëdha për ta mbyllur në vend të parë fazën në grupe, por nëse humb sot në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madrid, duhet patjetër të fitojë ndeshjen e fundit. Më shumë se një sfidë për kreun, është një ndeshje prestigji për dy klubet e mëdha europiane, pretendentë edhe për fitimin e trofeut. Edhe në Torino luhet për vendin e parë në grup dhe për prestigj. Juventusi i vendit të parë pret Atletiko Madridin, 3 pikë pas italianëve. Trajneri Mauricio Sarri pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen Higuain-Ronaldo në sulm.

Nga ndeshja e parë mes Juventusit dhe Atletiko Madrid. Gazeta Si, 26 nëntor 2019

Atalanta e Berat Gjimshitit pret Dinamon e Zagrebit dhe ka një mundësi të mirë për të marrë fitoren e parë në Champions. Rikthehet në Champions edhe trajneri Zhoze Mourinjo, i cili ka marrë pak ditë më parë drejtimin e Totenhemit. Totenhemi mban vendin e dytë në grup, pas Bajernit të Mynihut dhe me një fitore të mundshme ndaj Olimpiakosit kualifikohet ëpr në fazën tjetër.

Ndeshjet e sotme në Champions
Gallatasaraj-Klub Bryzh
Lokomotiv Moskë-Bajer Leverkusen
Atalanta-Dinamod Zagreb
Crvena Zvezda-Bajern Munih
Juventus-Atletiko Madrid
Mançester Siti-Shakhtar Donjetsk
Real Madrid-PSG
Totenhem-Olimpiakos


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë