Lajme

Champions, në dyshim ndeshja Valencia-Atalanta

Ndërkohë që, Serie A përgatitet të përballet me emergjencën e koronavirusit, duke mbyllur dyert e stadiumeve, nga Spanja vijnë deklarata që ngrenë alarmin edhe sa i përket Champions League.

“Nuk jemi të sigurt nëse lojtarët dhe klubi i Atalantës mund të udhëtojë dhe të vijnë në Valencia. Bergamo është pjesë e Lombardisë”, shpjegoi zv/drejtori i Departamentit të Epidemiologjisë pranë spitalit të Valencias, Hermenegilda Vanaclocha. "Nga këtu deri më 10 mars ka ende kohë, nëse do të më kishit pyetur javën e kaluar, do të isha përgjigjur ndryshe - shtoi ai -. Por në të vërtetë nuk e dimë se çfarë pritet të ndodhë ".

Një garë e 'shumëpritur', pas super performancës së ekipit të Gasperini në Meazza dhe tani UEFA do të duhet të ndjekë situatën nga afër dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet italiane. Pas "frenimit" të Serisë A, koronavirusi ka të ngjarë të zgjerohet edhe në Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë