Futboll

Champions/ Milan-Inter për historinë, derbit italian nuk i mungon asgjë

Gazeta Si – Real Madrid-Mançester Siti ia la vendin sot derbit të Milanos. Në fushë nuk do të jenë aq yje Championsi sa të martën në Madrid, por derbit italian nuk i mungon asgjë.

E sigurt është se Milano do të ketë një skuadër në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve. Milan apo Inter? Do të mësohet pas 7 ditësh dhe një indicie do të jepet që sot. Qyteti zien nga pasioni për futbolli, tempulli ‘San Siro’ është i tejmbushur (arkëtim rekord prej 10 milionë eurosh).

Formacionet e mundshme të Milan-Inter. Gazeta Si, 10 maj 2023

E gjithë Europa, por jo vetëm, do t’i kenë sytë te ky derbi i zjarrtë, që në Champions rikthehet pas shumë vitesh. Trajneri Stefanio Pioli mbetet deri në sekondat e fundit me dilemën Leao, i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit. Nëse ia del, do jetë titullar, në të kundërt as në stol, sipas asaj që ka thënë vetë trajneri i Milanit.

Saelemekers është lojtari që do të zërë vendin e portugezit, nëse ai nuk e fiton duelin me kohën. Benaser do të luajë në rolin e trekuartistit, ndërsa në mbështetje të Zhiru do të jetë edhe Diaz. Kjaer në mbrojtje.
Tek inerti, trajneri Simone Inzagi do të prezantohet me formacionin më të mirë. Për sulmin ai duket se ka zgjedhur dyshen Xheko-Lautaro Martinez, ndërsa në mesfushë Brozoviçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë