Pas eleminimit të Real Madrid, Arsenal do të provojë ti shkaktojë një humbje deçizive miqve nga Parisi në ½ finale e të “UEFA Champions League”, mbrëmjen e të martës. Luis Enrique (trainer i parizienëve) mbeti i zhgënjyer kur “Gunners” mundën Paris SG, 2-0 në London fazën e Ligës. Madje u detyrua të pranonte superioritetin e vendasve. Londinezët vijnë pas fitores më të thellë në ¼ finale, 5-1 pas dy ndeshjeve ndaj Real Madrid.

Fitorja 3-0 në ndeshjen e parë ndaj spanjollëve e dërgoi në 17 numrin e ndeshjeve pa humbje në kompeticionet evropiane në shtëpi. Mikel Arteta do të provojë të niset nga fitorja 2-0 e Tetorit të kaluar kur Paris SG të rikthehet në veriun e Londrës ku nuk ka fituar asnjë 5 ndeshjet e luajtura aty (3 barazim e 2 humbje). Ndërsa miqtë janë të inkurajuar pas eleminimit të Liverpool në raundin e 16 më të mirëve dhe Aston Villa në ¼ finale.

Madje francezët kishin fituar 4 ndeshje rradhazi në transfertë përpara humbjes në “Villa Park”. Parizienët kanë më shumë eksperiencë në këtë fazë duke qënë se janë kualifikuar në ½ finale në 4 nga 6 sezonet e fundit. ½ finalja e dytë mes Barcelonës dhe Inter do të luhet të mërkurën në mbrëmje. Formacionet e mundshme në Londër janë si më poshtë:
Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Ødegaard, Rice, Merino; Saka, Trossard, Martinelli
Paris: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.