Futboll

Champions League pranë 8 më të fortave

Atletico dhe Leverkusen duhet të përmbysin disavantazhin e ndeshjeve të para kur të luajnë ndeshjet e kthimit të UEFA Champions League në shtëpi. Ndërsa të tjerat duhet të mbrojnë fitoret e arritura vetëm një javë më parë. Robert Lewandowski dhe Raphinha u shndërruan në binomin e dytë që shënon 9 gola secili për Barca-n në të njëjtin sezon në Champions League, pas Lionel Messi-t dhe Neymar që realizuan secili nga 10 në sezonin 2014/15. 8 ndeshjet pa pësuar gol nga Inter përbëjnë barazimin e rekordit në Champions League 2022/23. I fundit barazim pa gola për francezët e Paris SG në kompeticion ishte rregjistruar ndaj Real Madrid në grupet e sezonit 2015/16.

Rezultatet e ndeshjeve të para dhe kalendari i ndeshjeve të kthimit

Harry Kane arriti kuotën e 30+ golave në një sezon për të 7 herë në karrierën e tij për klube. Një javë më parë Haraldsson (Lille) u bë islandezi i dytë që shënon në fazën KO të Champions League, pas Eidur Gudjohnsen që kishte realizuar me Chelsea-n dhe Barcelona-n. Ethan Nwaneri (17 vjec e 348 ditë) është tashmë shënuesi i tretë më i ri në fazën KO të Champions League pasi udhëhoqi Arsenal ndaj Eindhoven. Fitorja e Aston Villa-s ndaj Bruges ishte e para në kompeticionet e UEFA-s ndaj një kundërshtari belg prej vitit 1982, kur mundte Anderlecht në rrugën drejt lavdisë në Evropë. Real Madrid kërkon të shkojë në ¼ finale për të 5 edicion rradhazi. Vetëm dy herë prej sezonit 2010/11 nuk është kualifikuar në ½ finale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë