Futboll

Champions/ Interi një hap larg finales, Milani ëndërron sot përmbysjen me Leaon

Gazeta Si – Erdhi momenti i derbit të kthimit mes Interit dhe Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Njëri prej tyre sot në mbrëmje do të ketë në dorë biletën e finales së Stambollit.

Interi është shumë afër, pasi ka fituar 2-0 ndeshjen e parë, ndërsa Milani ëndërron të bëjë atë që bënë zikaltrit disa ditë më parë, për të tentuar më pas përmbysjen e madhe. Goli në fushë kundërshtare nuk ka më vlerë dhe skuadra e Piolit do të luajë gjithçka për gjithçka në një moment mjaft delikat të sezonit. Futbolli i njeh përmbysjet e mëdha dhe Milani është një skuadër me stof Championsi, por përballë ka një Inter në formë shumë të mirë.

Leao ne stervitjen e fundit. Gazeta Si, 16 maj 2023

Pioli ka në dispozicion Rafel Leaon, lojtarin që karikon ‘bateritë’ e Milanit. Mungesa e tij u ndje shumë në ndeshjen e parë, ashtu si dhe ajo e Benaser, që u dëmtua që në fillim. Ky i fundit mungon sërish, ndërsa Kruniç dhe Mesias janë stërvitur me grupin. Sytë e gjithë popullit milanist do të jenë te Leao. Kjaer pritet ta nisë nga stoli.

Tek Interi nuk priten ndryshime, gjithçka funksionoi mirë në ndeshjen e parë. Në sulm do të jetë përsëri dyshja Xheko-Lautaro Martinez. Ingazi është komod në këtë ndeshjen thjesht i duhet të menaxhojë fitoren e ndeshjes së parë, për të luajtur më pas finalen e parë të Championsit në karrierë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë