Futboll

Champions/ Gjimshiti përballë Guardiolës, Zidan ka shansin e fundit në Stamboll

Grupet A, B, C dhe D luajnë sot në mbrëmje ndeshjet e treta në Champions League. Favoritët kanë ndeshje të lehta në letër. Juventusi pret rusët e Lokomotivës së Moskës, kurse Mançester Siti pret Atalantën e Berat Gjimshitit. Futbollisti i Kombëtares pritet të jetë titullar sot në Angli, pasi trajneri Gasperini e kurseu në ndeshjen e kampionatit në fundjavë ndaj Lacios. Një ndeshje shumë e vështirë për Atalantën, që ka zhgënjyer totalisht në dy ndeshjet e para, me dy humbje. Guardiola është treguar diplomat para ndeshjes, duke i thurur elozhe skuadrës bergamaske, por diferencat me Mançester Sitin e tij janë vërtet të mëdha.

Atalanta feston një gol. Gazeta Si, 22 tetor 2019

Vëmendjen më të madhe e merr ndeshja e Real Madridit në Stamboll ndaj Gallatasarajit. Klubi i madh madrilen ka vetëm një pikë dhe mban vendin e fundit në Grupin A. Trajneri Zinedin Zidan është në rrezik serioz pas humbjes së fundit në kampionat me Majorkën dhe vetëm fitorja në Turqi do ta mbante në punë. Galltasaraji është një kundërshtar i fortë në shtëpi, megjithatë spanjollët nuk të falin në Champions dhe sot në mbrëmje pritet të shfaqin potencialin e tyre.

Bajern Mynih dhe PSG, dy skuadra që udhëheqin grupet e tyre, luajnë në transfertë. Bavarezët vizitojnë Olimpiakosin në Greqi, kurse francezët luajnë në fushën e Bryzhit dhe parashikohet që të regjistrojnë fitoren e radhës. Mbrëmja nis me dy sfidat e orës 18:55, Atletiko Madrid-Bajern Leverkusen dhe Shakhtar-Dinamo Zagreb. Ndeshjet e tjera nisin në orën 21:00.

Ndeshjet e sotme në Champions. Gazeta Si, 22 tetor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë