Futboll

Champions/ De Bryjne i përgjigjet Vinicius, Real-Siti pa fitues në aktin e parë

Gazeta Si – Barazim 1-1 në aktin e parë gjysmëfinal të Championsit mes Real Madrid dhe Mançester Sitit. Vinicius zhbllkoi shifrat në pjesën e parë, De Bryjne vendosi paraspeshën në të dytën. Ishin ata yjet e ndeshjes dhe jo Haland, që nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Viniciues dhe Haland pas ndeshjes. Gazeta Si, 9 maj 2023

Kualifikimi do të vendoset në Mançester, me anglezët të favorizuar. Mançester Siti e filloi ndeshjen me një dominim territorial dhe me disa raste të krijuara, të neutralizuara nga Kurtua. Një lojë e Guardiolës si në kohët e Barcelonës.

Reali rrezikoi dy herë me Vinicius në këtë pjesë: në të parën pasimi i tij u ndal nga Dias para se Benzema të shënonte me portën bosh, kurse në të dytën braziliani shtangu patriotin Ederson me një gjuajtje nga jashtë zonës.

Po me një gjuajtje nga jashtë zonës barazoi De Bryjne në mesin e pjesës së dytë. Belgu ishte ndalur në disa tentativa nga portieri Kurtua, me të cilin ka edhe një ‘llogari personale’ të hapur nga konflikti në kombëtare.

Duhet theksuar se si trajneri Ançeloti bëri lëvizjet e para nga stoli pas minutës së 80-të, duke hedhur në fushë Asensio dhe Tçuameni. Benzema pati një rast me kokë, por u ndal nga portieri Ederson, që më pas i tha ‘jo’ edhe Tçuamenit.

Guardiola nuk preferoi të bënte asnjë zëvendësim në Madrid, duke mos konsumuar ansjë nga lojtarët e stolit. Me këtë barazim anglezët janë favoritë për kalimin në finale, por Reali nuk ‘vdes’ kurrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë