Kuriozitete

Çfarë u zbulua në fund të “Pusit të Ferrit” në Jemen

Rreth humnerës gjigante, tridhjetë metra të gjerë, 112 metra të thellë dhe "miliona vjet" në Jemen, ka histori të demonëve, shpirtrave të këqij dhe mistereve.

Nuk është rastësi që quhet edhe "Pusi i Ferrit". Kjo mrekulli natyrore, "që lëshon një erë të keqe" dhe për të cilën vendasit as nuk duan të flasin, nga frika e fatit të keq, ndodhet rreth 1300 km nga kryeqyteti Sana'a, pranë kufirit me Omanin.

Kohët e fundit, një ekip speleologësh nga “Oman Cave Exploration Team” (OCET) Ekipi i Hulumtimit të Shpellave në Omani, bëri atë që besohet të jetë zbritja e parë në fund të pusit Barhout.

Brenda tyre, ata gjetën gjarpërinj, kafshë të ngordhura, por jo shenja "të mbinatyrshme". Mostrat e ujit, shkëmbinjve, tokës dhe disa kafshëve të ngordhura, janë mbledhur nga pusi dhe tani do të analizohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë