Politike

“Çfarë turpi!”, ish-ambasadori i OSBE sulmon Holandën

Shumë shtete anëtarë të Bashkimit Europian kanë kontribuar me ndihma apo me njerëz për përballimin e situatës të shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri që rezultoi në katastrofë dhe në humbjen e 51 jetëve. Bashkimi Europian ndërkohë ka vënë në lëvizje mekanizimin e Emergjencave Civile duke sjellë një ekip ekspertësh për të vlerësuar dëmet e shkaktuar nga tërmetet e rënë në zonën e Durrësit dhe Thumanës.
Por ajo që bie në sy mungesa e Holandës. Kjo është vënë re nga vetë ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, që është vetë nga Holanda. “Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar”, shkroi ai në Tëitter. Ai e shoqëron këtë postim me një foto ku Shqipëria falënderon të gjitha shtetet kanë ndihmuar, veç vendeve të BE-së, ka edhe si Turqia, Serbia, Zvicra.

https://twitter.com/Bosch_RE/status/1200509649017069568


Bosch në këtë postim ka vënë në dijeni edhe ministrinë e Jashtme të Holandës, si dhe ministrat Sigrid Kaag e Tregtisë dhe Stef Blok që është ministri i Jashtëm.

Bosch ka qenë ambasadori i OSBE-së në Shqipëri dhe më pas si ambasadori i Mbretërisë Holandës në Kosovë.

Holanda ishte një nga shtetet që ishte kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Një qëndrim kundër çeljes mbajti edhe Franca, por presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi që të dërgonte menjëherë një ekip ekspertësh francezë në tërren për nisur procesin e kërkimit dhe të nxjerrjes së njerëzve nga rrënojat. “Pas tërmetit me fuqi 6,4 ballë që ndodhi sot, 26 nëntor, në orën 4 të mëngjesit, Presidenti Emmanuel Macron, vendosi të nisë menjëherë ekipet e certifikuara të sigurisë civile franceze me materiale shpëtimi. Një ekip kërkim-shpëtimi dhe vlerësimi i përbërë nga 6 specialistë ka ardhur në Tiranë në orën 15:00 në aeroportin e Rinasit. Në koordinim me emergjencat civile shqiptare është vendosur në Thumanë, fshat në veri të Tiranës, që është prekur nga tërmeti. Shumë ndërtesa janë rrënuar dhe afërsisht 15 persona të tjerë janë duke u kërkuar në gërmadha. Këtyre ekipeve do t`i bashkohen në mbrëmje edhe 44 zjarrfikës profesionistë dhe 3 qen të sigurisë civile franceze dhe një kontingjent i dytë ditën e nesërme”, thuhej në një postim të ambasadës franceze më 26 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë