Infertiliteti prek rreth 9% të burrave në moshën riprodhuese në SHBA. Rreth 1 deri 7% e çifteve kanë vështirësi në ngjizjen e fëmijës në Britani.
Kjo është edhe arsyeja pse shkencëtarët janë fokusuar tek ushqimet që e luftojnë infertilitetin. Sipas një studimi të ri spanjoll, thuhet se konsumimi i një grusht arra, bajame dhe lajthi çdo ditë rrit prodhimin e spermës.
Të konsumosh 60 gramë të këtyre frutave çdo ditë rrit sasinë e spermës me 16%, ka zbuluar studimi. Këto fruta të thata rrisin gjithashtu shpejtësinë e lëvizjes së spermës me 6%, vitalitetin me 4% dhe formën me 1%, të gjitha këto të lidhura me pjellorinë e mashkullit.
Sipas Shkencëtarëve nga Universiteti Rovira i Virgil, në Spanjë,të cilët monitoruan mbi 100 meshkuj të moshës 18-35 vjeç për 14 javë. Gjysma e tyre konsumonin një dietë tipike perëndimore, ndërsa pjesa tjetër konsumonin të njëjtat ushqime së bashku me një racion prej 60 gramë me arra, lajthi dhe bajame.
Si në fillim të studimit ashtu edhe në fund iu morën mostra të spermës dhe gjakut. Ndërsa rezultatet treguan gjithashtu, se frutat e thate ulnin rrezikun e dëmtimeve të ADN-së së spermës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.