Ne rrjet

Çfarë po ndodh në Çernobil? Personeli peng i rusëve dhe rreziku i aksidenteve

Gazeta Si - Stafi i termocentralit bërthamor ukrainas në Çernobil, është marrë peng nga trupat ruse. Lajmi u bë i ditur nga Alyona Shevtsova, këshilltare e komandës së forcave tokësore të Ukrainës.

Autoriteti Ukrainas i Sigurisë Bërthamore (Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës - Snriu), shtoi se të gjitha termocentralet në rajon do të funksionojnë në mënyrë të sigurt.

Kishte shumë shqetësime për atë që po ndodhte në zonën në qendër të fatkeqësisë që ndodhi në vitin 1986 pas shpërthimit të reaktorit numër 4 të uzinës.

Trupat e Moskës, të cilat kishin hyrë nga kufiri me Bjellorusinë, kishin rrethuar zonën - ende shumë e ndotur nga rrezatimi edhe sot - pas një lufte gjysmë ditore.

Ndërtesat aktuale të uzinës (dhe mbi të gjitha vendet ku ruhet materiali radioaktiv), nuk pësuan dëme si rezultat i luftimeve. Megjithatë, në orët e para të së premtes, agjencia e kontrollit bërthamor të Ukrainës, zbuloi një nivel më të lartë se normalja të rrezeve gama në zonën përreth Çernobilit.

Anomalia u shpjegua në këtë mënyrë: kalimi në zonë të një numri të madh mjetesh të rënda ushtarake ruse, shkaktoi dridhje në tokë dhe rrjedhimisht shpërndarjen e pluhurit të kontaminuar në ajër. Menjëherë kjo “u nuhat” nga pajisjet e sigurisë, ndaj është një çështje e një fenomeni momental.

Po pse Kremlini e konsideroi të rëndësishme kapjen e një zone të braktisur, të rrezikshme dhe pa ndonjë rëndësi strategjike?

Ministria e Mbrojtjes e Moskës, tha se ishte përqendruar te Çernobili për ta "mbrojtur atë". Veprimi u organizua për të siguruar që "grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste të mos mund të shfrytëzonin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor", thuhet në deklaratë, cituar nga BBC Neës në internet.

Para mbërritjes së njësive ushtarake ruse, rreth 1500 njerëz jetonin në zonë: ata janë personeli i ngarkuar për kontrollin dhe sigurimin e reaktorëve të dekompozuar, staf që alternohet me turne 15-ditore.

Një pjesë e tyre, është ai i “mbajtur peng” nga ushtarakët e dërguar nga Moska.

Reaktori 4, shpërthimi i të cilit shkaktoi aksidentin 36 vjet më parë, tani është varrosur nën armaturën e betonit të armuar që kushton 1.5 miliardë euro, por masat e uraniumit brenda janë ende aktive dhe kanë filluar një reaksion ndarjeje që është rritur ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme për katër vjet.

Lajmi u dha pak më pak se një vit më parë nga Anatolii Doroshenko i Institutit për Problemet e Sigurisë të Termocentraleve Bërthamore të Kievit në një konferencë mbi situatën e centralit bërthamor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë