Njerez

Sherri mes modeles Chrissy Teigen dhe Donald Trump

Çfarë është një “grua me gojë të ndyrë”? Është një frazë që askush s’duhet ta përdorë në një shoqëri të sjellshme, por Donald Trump vendosi ti drejtohej modeles amerikane Chrissy Teigen në atë mënyrë me një status në Twitter.

Pasi John Legend u paraqit në prezantimin e reformës së re në drejtësi të dielën në darkë në televizionin MSNBC, presidenti iu përgjigj me disa statuse në Twitter, duke treguar se ai ishte i aftë të arrinte një reformë të rëndësishme ligjesh “me një grup senatorësh dhe të tjerë që s’do e kishin bërë asnjëherë”, duke shtuar se paraardhësi i tij “Obama as nuk do i ishte afruar”.

Por si u fut Chrissy në këtë mes? Trump kritikoi fillimisht Legend, dhe më pas iu drejtua Chrissy si “gruaja gojë ndyrë e Legend”. “Por tani që ka kaluar, njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me të po marrin mirënjohjen. Njerëz si këngëtari i mërzitshëm John Legend, dhe gruaja e tij gojë ndyrë, po flasin se sa e mrekullueshme është – por unë nuk i pashë ata vërdallë kur na u desh ndihmë që ta arrinim”, shkroi Trump në Twitter.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1170897584510124032
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1170897584510124032
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1170897586364006405

Në përgjigjen e tij shumë jo të mërzitshme, Legend futi dhe një person të papritur : Melania Trump. “Imagjino të jesh president i një vendi të tërë dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës duke parë MSNBC dhe duke shpresuar që dikush – kushdo – do të të duartrokasi. Melania, të lutem duartrokit për të. Ai ka nevojë për ty”.

https://twitter.com/johnlegend/status/1170914945287933953

Sa për Teigen, epo askush nuk mund të shprehej më mirë se vetë fenomeni i twitter :

https://twitter.com/chrissyteigen/status/1170914148919590914
https://twitter.com/chrissyteigen/status/1170920399997038592

Njerëzit filluan menjëherë t’i bashkoheshin skuadrës Chrissy:

https://twitter.com/thistallawkgirl/status/1170923622363488256
https://twitter.com/erinscafe/status/1171000269129146370
https://twitter.com/Osman__13/status/1170918631514882048
https://twitter.com/susie_meister/status/1170920196703342592
https://twitter.com/kim/status/1170980074163621888

Është me të vërtetë për të qeshur të shohësh mbretëreshën e Twitter ti përvishet presidentit (ai e bllokoi atë në vitin 2017 pasi ajo postoi “askush nuk të pëlqen ty”), por siç një anëtare e stafit të Obamas tha : Le të mos harrojmë, ka gjëra të tjera, çështje më të rëndësishme që Trump duhet të shohë se ky sulm në rrjetet sociale.

https://twitter.com/AlyssaMastro44/status/1171035114194841600

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë