Ndërkohë që janari shoqërohet vazhdimisht me borë dhe ulje temperaturash në të gjithë botën, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë pjesë e këtij fenomeni, të paktën nuk ishin deri këtë vit.
Këtë muaj në Sahara ka rënë dëborë dhe është parë akull si dhe në Arabinë Saudite janë ulur temperaturat në -2 gradë celsius.
Një fotograf ka fotografuar akullin në dunat e rërës në Sahara, ndërkohë në Arabinë Saudite, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë, duke rënë borë.
Imazhet mahnitëse të fotografit Karim Bouchetata treguan qytetin e vogël në shkretëtirën algjeriane, Ain Sefra.
Delet mund të shihen duke qëndruar në dunat e mbuluara me akull ndërsa temperaturat ulen në -3 gradë celsius.
Ain Sefra, njohur si Porta e Shkretëtirës, është rreth 1000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Malet Atlas.
Shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe megjithëse shumë e thatë sot, shkretëtira pritet të bëhet e gjelbër përsëri në rreth 15,000 vjet.
Banorët e Arabisë Saudite shprehën gëzim dhe entuziazëm për reshjet e rralla të borës pasi është diçka që nuk ka ndodhur ka shumë vite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.