Njerez

Çfarë ndodh kur një sëmundje e fshehur, ngatërrohet me dhimbjen e kokës?

Galen Warden menaxhere marketingu me profesion,tregon historinë e saj se si një mjek i pa informuar mund të bëjë që të vuash nga dhimbje të mëdha dhe njëkohësisht të mos kesh asnjë zgjidhje.
“Pas një ditë të lodhur në punë vendosa të bëja një dush për t’u qetësuar. Mendova se do te relaksohesha, por për një moment ndjeva sikur koka më kishte marrë flakë,” kujton Warden
Do të kalonin gati tre muaj në mënyrë që të zbulohej vërtet shkaku i simptomës së pazakonte të Warden e cila mendonte vazhdimisht se kishte dhimbje koke. Gjatë kohës, kur ajo vuante, asnjë simptomë nuk e bindi mjekun e saj të ndryshonte diagnozën.
Problemi i saj shëndetësor për mjekun neurolog, thjesht kishte të bënte me stresin dhe duhet të merrte vetëm disa qetësues. Duke u kthyer pas në kohë, Warden tregon se tashmë kur mendon gjërat me imtësi, ndjehet e surprizuar nga paaftësia e mjekëve.
“Tani që i kujtoj të gjitha vuajtjet e mua, më duket gjithçka si një përrallë,” shton ajo.

Galen Warden

E shokuar nga djegia e lëkurës së kokës, Warden tregon se në ato momente kishte menduar, që kishte ngatërruar shampon me një produkt tjetër. Më pas ndërsa flokët thaheshin, 53 vjeçarja tregon se u përpoq të mos bënte panik, por mori një qetësues dhe u shtri, por djegia nuk ndaloi.
Ditën tjetër Warden u vizitua tek një neurolog dhe pasi e vizitoi, ai i tha se ishte një dhimbje koke e zakonshme që vjen nga luhatja e tensionit.
“Unë u përpoqa t’i tregoja se nuk kisha dhimbje koke, por më digjte lëkura e kokës. Madje edhe në momentin kur mjeku më preku në kokë, lëkura u bë më e ndjeshme,” shprhet Warden.
Në çdo vizitë, dy herë në javë mjeku i përsëriste se ishte thjesht një dhimbje koke. Ai këshilloi që Warden të pushonte disa ditë dhe i rekomandoi Xanax, një ilaç që përdoret më së shumti edhe për ankthin.
Warden bëri, atë që i sugjeroi mjeku, por e vetmja gjë që e lehtësoi ishin ilaçet qetësuese, që i marrim në farmaci pa recetë. Gjatë vizitave të shumta, ajo përdori një sërë mjekimesh për dhimbjen e kokës dhe mjeku nuk hiqte dorë nga ideja se diagnoza e vetme e Warden ishte dhimbja e kokës.
Pas dy muajve, ajo filloi të kishte probleme të tjera shëndetësore, si ethe dhe temperaturë shumë të ulët të trupit.
“Nëse dikush do më prekte në një pjesë të trupit, do ndjeja djegie për një kohë të shkurtër në atë pjesë,” shtoi Warden.

Pas shumë dhimbjesh ajo u vizitua tek mjeku i saj më i besuar, onkologu gjinekologjik i cili e kishte shëruar nga kanceri i qafës së mitrës 3 vjet më parë. Ai e vizitoi dhe i rekomandoi menjëherë një skaner, pasi dyshonte për një kancer përsëri.
Warden tregon se kishte kohë që nuk e frekuentonte punën e saj rregullisht dhe ishte fokusuar, vetëm në gjetjen e diagnozës së saktë. Ajo shprehet se shpesh herë mendonte që, kishte mjaftuar vetëm një ditë për të shkatërruar qetësinë e saj.
Ajo bëri një skaner të përgjithshëm, por një kokë nuk zbuloi asgjë, ndërsa nyjet limfatike në gjoks i kishte shumë të zgjeruara. Sipas onkologut kjo ishte “limoma” një kancer që përfshin të gjitha nyjet në organizëm, ndërsa radiologu mendonte se kishte një kancer në mushkëri.
Huazimet ishin të shumta dhe e vetmja gjë që Warden mendonte ishte nëse do të jetonte apo jo. Ajo kujton se ndjehej e tmerruar, kur mendoi se mund të kishte përsëri kancer. Por, kur mjekët e takuan me një kirurge, ajo përmendi një tjetër sëmundje. Sarkoidozën!
Një sëmundje e pazakonte që krijohet nga lëndimi i qelizave të shumta inflamatore të quajtura granuloma. Kjo sëmundje kryesisht prek mushkëritë dhe nyjet limfatike, por mund të gjendet kudo në trup. Shkaku i saj është i panjohur, por disa studiues besojnë së është një sëmundje me origjinë autoimune (sëmundjet autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit). Kjo sëmundje e rrallë është cilësuar si gjenetike dhe prek më shumë gratë se sa burrat. Gjithashtu vendet evropiane dhe afrikane kanë një incidencë më të lartë të kësaj sëmundje të çuditshme, që nuk ka kurë.

Biopsia i tregoi më në fund Warden të vërtetën dhe ajo ishte e lumtur që, nuk kishte qeliza kancerogjene por një tjetër sëmundje që është disi e manovrueshme. Ajo ishte e njohur më parë me sarkodiozën sepse motra e saj kishte vuajtur nga sarkidioza pulmonare. Pas disa vitesh trajtimi, sëmundja ishte zhdukur, por për njerëz që nuk kurohen, sarkoidoza bëhet një sëmundje kronike që prek organe të shumta, përfshirë sytë zemrën dhe mëlçinë. Më pas Warden u drejtua tek reumatologjia Vandana Singh, për të marrë trajtimin e duhur. Ajo kishte një inflamacion në gjoks që shpesh njihet si sarkoidozë, por dhimbja fillestare e saj ishte shumë e pazakontë. Unë kurrë nuk kam parë një pacient tjetër m këtë lloj sëmundje, u shpreh Singh, shefja e departamentit të reumatologjisë në Qendrën Mjekësore në Morristoën.
Singh, e cila trajtoi Warden deri sa u transferua në Karolinën e Jugut dhe ende, nuk e kishte kuptuar se si mjeku mund ta kishte diagnostikuar me dhimbje koke.
“Ishte e dukshme që pacientja nuk kishte asgjë neurologjike,” shtoi ajo.

Shenja të sarkodiozës në lëkurë

Në përpjekje për të kontrolluar sëmundjen e Warden, Singh përcaktoi disa doza të larta të medikamentit prednizonit për gjashtë muaj, të cilat rezultuan të efektshme. Për vitet e kaluara, Warden, sëmundja e së cilës tashmë është përhapur në mëlçinë dhe konsiderohet kronike, kryen injeksione çdo javë me një doze të vogël të metotreksate, një ilaç që përdoret zakonisht për trajtimin e kancerit dhe artritit reumatoid. Ajo gjithashtu merr gabapentin, një ilaç që mund të lehtësojë dhimbjet nervore.
Warden shprehet se përvoja e saj i mësoi rëndësinë e një mjeku të informuar.
“Në momentin që e kuptoj se askush nuk po më ndihmon, unë filloj dhe pyes kudo për atë që më shqetëson, por kurrë nuk e kisha menduar se një mjek do të më siguronte për një diagnozë të lehtë, ndërkohë që jeta ime ishte në rrezik,” shtoi Warden./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë