Njerez

Çfarë ndodh, kur çiftet kanë mendime të ndryshme rreth plakjes?

Nga Glenn Ruffenach- Unë do të doja të shikoja se si do të reagoni, për problemet që çiftet tregojnë gjatë moshës së pensionit. Ata mund të kenë qëllime kontradiktore ndaj plakjes. Disa përpiqen të përqendrohen në pjesët pozitive të jetës në plakje dhe disa të tjerë janë më shumë negative. A e keni biseduar me pensionistet për këtë gjë? Si veprojnë çiftet në këto raste?
Është një detyrë e rëndësishme dhe shpesh shqetësuese, kur mbërthehesh nga “pasojat e plakjes”. Unë dhe gruaja ime për shembull kemi folur shumë gjatë muajve të fundit për nivelet tona të energjisë, të cilat duket se po bien. Unë shqetësohem se kjo është një shenjë e sigurt e plakjes dhe një gjë aspak e mirë. Ne po plakemi dhe po i dorëzohemi plakjes. Bashkëshortja ime thotë se ne thjesht duhet të mësohemi me idenë se një ditë do të bëhemi pensionist dhe ky është një argument i mirë, por për mirë apo për keq, edhe shoqëria ndikon në mendimet tona.

Sipas Marianne Vandervelde, psikologe dhe autore e librit “Në pension të dy”, një udhëzues për jetën në çift për moshën e tretë, bashkëshortët mund të jenë shumë pak të ngjashëm, por ajo shpjegon se pikërisht në këtë moshë duhet që njerëzit të jenë më të afërt dhe të menaxhojnë të gjitha simptomat e plakjes, që nga rrudhat në fytyrë, luhatjet e vazhdueshme shëndetësore, deri tek mendimet për vdekshmërinë.
Vandervelde më shpjegoi se në fillim të moshës së plakjes, njëri nga bashkëshortët mund ta shikojë këtë pjesë si një kohë për të shpenzuar, duke kënaqur veten, nisur që nga pamja dhe deri tek ushqimi, ndërsa tjetri do t’i mendoj këto si diçka që nuk kanë vlerë në këtë moshë.
Si ta shpjegojmë këtë? Kolegia ime Anne Tergesen shpjegon se të moshuarit që përqendrohen tek simptomat e plakjes dhe tek rreziqet që mund të kalojnë kur plaken, duhet të pranojnë se ata po dëmtojnë shumë veten. Sipas studiuesve të ndryshëm nëse mendojmë se do plakemi duke qenë gjithë kohës të sëmurë dhe nuk do të kemi aftësi për të kryer asnjë aktivitet, shëndeti ynë do të jetë i dobët, siç do të ndodhë në të kundërt, nëse mendojmë se gjatë moshës së tretë do të kemi mundësi të rifitojmë veten atëherë do të ndjehemi më energjik. Psikologia më shpjegoi se gjithçka kontrollohet me anë të mendjes. Një mënyrë që bashkëshortët mund të parashikojnë këto çështje sipas psikologes Vandervelde, është që t’i bëjnë shpesh herë njëri-tjetrit disa pyetje mbi mendimet që kanë në lidhje me plakjen dhe pasojat e tij. Ndër to mund të jenë:

Cili është qëndrimi juaj ndaj mohimit të plakjes?
Çfarë mendon për kirurgjinë plastike në këtë kohë si për vete ashtu dhe për mua?
Çfarë po bën për të forcuar shëndetin tënd mendor dhe çfarë duhet të bëjmë së bashku?
Një raport i fundit ka rezultuar se të anketuarit e moshës 60 vjeç e lartë, u shprehën se ndoshta më e rëndësishmja në këtë periudhë është që të qeshni sa më shumë dhe të kërkojnë falje më shpesh.
Sipas psikologes, të kërkoni falje njëri- tjetrit, gjatë kësaj periudhe është diçka tejet relaksuese, që të çon në ndryshime thelbësore të sjelljes dhe ju bën më të kujdesshëm ndaj personit që keni përkrah.
“Mosha e pensionit mund të shërbejë për të vlerësuar vërtet atë që keni,” shprehet psikologja.
Diçka tjetër që do të ju ndihmonte në moshën e pleqërisë është edhe sigurimi i shëndetit tuaj. Për shembull këtu në vendin tonë ka qendra të ndryshme për kujdesin shëndetësor të siguruar.

Njerëzit në SHBA kanë Medicaid. Kjo qendër përmban një program federal dhe shtetëror që ndihmon njerëzit me të ardhura të kufizuara për mbulimin e kostove shëndetësore. Ky program gjithashtu ofron shërbime që nuk mbulohen normalisht nga kujdesi shëndetësor shtetëror, duke përfshirë kujdesin në shtëpi të infermierëve dhe shërbimet e kujdesit personal.
Ky program është i ndarë në dy pjesë. Pjesa A, kur individit i mbulohen të gjitha faturat e spitalit dhe nuk ka një detyrim mujor. Pjesa B, ku të gjitha shpenzimet e pacientëve paguhen në moment, por duhet që ata më vonë të paguajnë një këst mujor që përcaktohet në bazë të të ardhurave individuale. Medicaid është një zgjidhje shumë e mirë për personat në moshën e tretë dhe e vetmja gjë që ju ngelet është të merrni jetën me sportivitet, duke mos menduar shumë për simptomat e plakjes që do të ju bëjnë më delikat dhe të varur nga mendimet e këqija, qofshin këto për sëmundje të ndryshme, apo për vdekjen.
*Ruffenach është një ish-reporter dhe redaktor i gazetës The Ëall Street Journal. Shkrimet e tij përgjithësisht janë përqëndruar tej cështjet financiare dhe sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë