Britania e Madhe fillon të martën vaksinimin e qytetarëve, pasi dozat e para tashmë ka mbërritur në qendrën e vaksinimit në Croydon, Londër. Sipas Ministrisë Britanike të Shëndetësisë, vaksina së pari do t’u jepet 50 spitaleve, duke theksuar se do të duhen disa orë për të shkrirë secilën vaksinë dhe për ta përgatitur atë për përdorim.
Por ajo që ka ngjallur një sërë diskutimesh është se britanikët që nxitojnë të vaksinohen do të pajisen me një kartë të veçantë identiteti, pa të cilën nuk mund të hyjnë as në kafene. Konkretisht, ajo do të ketë fotografi, do te jetë sa madhësia e një karte krediti dhe përveç të dhënave personale të qytetarit, ajo do të tregojë llojin e vaksinës, grupin e gjakut dhe datën e lëshimit të saj. Ajo do ketë po ashtu datën kur duhet do të bëhet doza e dytë të vaksinës.
Kartat e reja do të jenë të detyrueshme dhe do të përdoren si një lloj “ID-je imuniteti”. Ministri britanik i Shëndetësisë Vaughan Gething tha se karta e vaksinimit do të përdorej thjesht për të kujtuar njerëzit që të marrin dozën e dytë të vaksinës.
Pajisja e qytetarëve me këto karta vjen pas njoftimeve të bëra nga linja ajrore të ndryshme në të gjithë botën se në të ardhmen ato do të lejojnë lëvizjen vetëm të atyre qytetarëve që janë vaksinuar.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se kartat e vaksinimit mund të përdoren si karta hyrëse në bare dhe restorante.
“Unë mendoj se kinematë dhe vendet e tjera, kryesisht sportet, ka të ngjarë të përdorin gjithashtu këtë sistem”, thotë Gethjing.
Ajo ka ngjallur një sërë debatesh, pasi më shumë se një e treta e britanikëve kanë thënë se nuk ka gjasa të bëjnë vaksinën anti- Covid ka zbuluar një sondazh i ri.
Shqetësimet kryesore të njerëzve që janë të gatshëm të refuzojnë vaksinimin është se nuk ajo do të jetë i sigurt (48 për qind), ose mund të ketë efekte anësore (55 për qind).
Sidoqoftë njoftimi këtë javë se Britania ishte vendi i parë që miratoi vaksinën Pfizer ka ushqyer optimizmin, me 60 për qind të britanikëve që mendojnë se imuniteti i tufës mund të arrihet deri në prill të vitit të ardhshëm.
Dozat fillestare që kanë mbërritur nga Belgjika po ruhen në vende të sigurta në të gjithë vendin, ku do të kontrollohen vazhdimisht nëse po ruhen në temperaturën e duhur. Vaksina Pfizer-BioNTech duhet të mbahet në -70 gradë Celsius dhe zgjat vetëm pesë ditë në një frigorifer të rregullt.
Ministria u ka shkruar mjekëve të përgjithshëm, duke u thënë atyre që të bëhen gati të fillojnë të bëjnë vaksinat. Në vend që vendosen në klinika, grupe mjekësh vendas do të operojnë më shumë se 1.000 qendra vaksinimi në të gjithë vendin.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje