Jete & Stil

Çfarë i mban njerëzit kaq shumë të mbërthyer pas Instagramit?

Instagrami është rrjeti social që ka mbërthyer miliona njerëz pas ekranit të telefonit. Ky rrjet social i cili flet vetëm me fotografi dhe video, është aplikacioni që ka ndryshuar mënyrën se si jetojnë njerëzit sot. Duket se njerëzit, veçanërisht rininë i ka bërë aq të varur  sa që një pjesë e tyre, nuk arrijnë të bëjnë asnjë aktivitet nga jeta e tyre personale, pa e  ndarë një foto me miqtë e tyre në Instagram.

Po kush qëndron pas këtij aplikacioni që ka ndikuar kaq shumë në jetën virtuale të njerëzve?

Aplikacioni Instagram, i cili ka më shumë se 800 milion përdorues aktiv është krijuar nga dy shokë: Kevin Systrom dhe Mike Krieger, në tetor të vitit 2010. Vetëm pas dy vjetësh Instagrami kishte filluar të bënte bujë me 100 milionë përdorues aktivë, për t’i trefishuar më pas në dhjetor të vitit 2014, ku numri i njerëzve që kishin Instagram shkoi deri në 300 milionë. Puna për krijimin e Instagramit fillimisht ka nisur në San Francisco në Amerikë, kur dy krijuesit kishin vendosur që ta titullonin aplikacionin e tyre Instagram nga dy fjalë: “Instant” kamera dhe telegram, pra telegram përmes kamerës.

Themeluesit

Çfarë duhet të dini kur përdorni këtë rrjet social?

Instagram-i është një platformë tepër e rëndësishme të cilën ju nuk duhet ta shpërfillni. Ja se cilat janë ato gabime që po ju kushtojnë të humbni ndjekësit.

Llogaria private- Nëse e bëni llogarinë tuaj private, kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të humbur ndjekësit tuaj. Gjithashtu, një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni. Natyrisht që është një preferencë për profilin tuaj personal, por nëse keni një llogari biznesi, sapo përdoruesit të shohin një ikonë privatësie do të largohen prej jush.

Postimi i së njëjtës përmbajtje-E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “ta teprosh me diçka të mirë”? Kjo aplikohet shumë te postimet e “Instagram”-it. Përdoruesit e tjerë nuk do të hezitojnë të heqin pëlqimin që ju kanë dhënë nëse vazhdoni të ndani po të njëjtën kategori gjërash.Nuk ka asgjë të keqe të përdorni fotografitë e vetes si një marketing, por postimi i të njëjtave foto ose atyre të ngjashme do të shkaktojë mërzi e për pasojë do të humbisni mjaft ndjekës.

Postimet në hark kohor të shkurtër- Nëse postoni shumë foto në “Instagram” brenda një harku kohor të shkurtër, kjo është mënyra më e lehtë për të humbur ndjekësit. Nuk ka asgjë të keqe nëse postoni disa herë në ditë, por nëse përmbajtja është shumë afër kjo do të bëjë të tjerët të humbasin interesin.

 Mospërdorimi i hashtagut- Nëse nuk përdorni hashtagët në “Instagram” kjo do të thotë se po humbisni mundësinë që të zbuloni fansa të rinj. Me gjasa do të dëgjoni t’ju thonë që të mos përdorni shumë hashtage, sepse postimet do të ngjajnë si të pavërteta. Por kjo gjë nuk aplikohet për “Instagram”-in.

Pak të dhëna- I vetmi vend ku mund të përfshini një lidhje të jashtme (link) në profilin tuaj është vendi i përcaktuar për biografinë. Nëse nuk e keni përfshirë këtë në profilin tuaj po humbisni shumë mundësi për të tërhequr vizitorë të rinj në faqet tuaja të tjera.

Mungesa e një fotoje profili-Përdoruesve nuk u pëlqen të ndjekin një llogari “Instagram”-i, ku nuk mund të shohin njeriun apo markën që e menaxhon atë. Gjëja e parë që duhet të bëni për të pasur një llogari të suksesshme “Instagram”-i është të gjeni foton e duhur të profilit.

Po si arriti Instagram të pushtojë mediat sociale?

Instagram është rrjeti social që sfidon seriozisht të gjitha rrjetet e tjera sociale si SnapChat, Facebook, Twitter e me radhë Një analist në Bloomberg Intelligence, e vlerësoi kohët e fundit Instagram në 100 miliardë dollarë. Platforma e fotografive, i kaloi kohët e fundit një miliardë përdorues aktivë në muaj, dhe i njëjti analist i Bloomberg, sugjeroi se ajo është në rrugën e duhur për ta dyfishuar këtë shifër tashmë të jashtëzakonshme. Dhe ndoshta më e rëndësishmja: tani njerëzit kanë filluar të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionin Instagram, se sa në Facebook. Po çfarë e bën kaq të suksesshëm këtë aplikacion që shfaq foto dhe video? Pjesërisht, është zgjedhja e zgjuar e dizajnit. Por gjithashtu edhe fakti, se Instagram ka qenë në gjendje të realizojë dëshirën e njerëzve, për t’u lidhur me një platformë me një rritje më të mirë të të ardhurave se sa çdo platformë tjetër.

Instagram është një  burim fitimesh tek të famshmit.

Ky trend vizual tashmë është kthyer  në një vegël për përfitim parash nga të famshmit, njerëzit me influencë si dhe firmat e shumta. E keni menduar ndonjëherë së sa fitojnë të famshmit përmes një postimi që ata ndajnë në Instagram? Bazuar në informacionin publik, si dhe informacionin e brendshëm të HopperHQ, është ndërtuar një listë e “Pasanikëve të Instagramit”, që do tu lënë me gojë hapur.

Nga këngëtare, aktorë , futbollistë , lista e fitimeve të tyre nga ky rrjet social.

Selena Gomez

Selena Gommez, këngëtarja e njohur amerikane, kryeson në listën e të ardhurave  përmes instagramit.

Gomez – 122 milionë ndjekës – $550,000 për postim

122 milionë përcjellës – $550,000 për postim

Kim Kardashian – 100 milionë ndjekës – $500,000 për postim

Cristiano Ronaldo – 104 milionëndjekës – $400,000 për postim

Kylie Jenner – 95 milionë ndjekës– $400,000 për postim

Kendall Jenner – 81.7 milionë ndjekës– $370,000 për postim

Khloe Kardashian – 68 milionë ndjekës– $250,000 për postim

Kourtney Kardashian – 57.8 milionë ndjekës– $250,000 për postim

Cara Delevingne – 40.4 milionë ndjekës– $150,000 për postim

Gigi Hadid 34.7 milionë ndjekës– $120,000 për postim

Lebron James – 30.7 milionë ndjekës– $120,000 për postim

Huda Kattan – 20.5 milionë ndjekës– $18,000 per postim

Cameron Dallas – 19.8 milionë ndjekës – $17,000 per postim

Jen Selter – 11.3 milionë ndjekës– $15,000 per postim

Zoella – 11.1 milionë ndjekës– $14,000 per postim

Nash Grier – 10.2 milionë ndjekës– $13,000 per postim

Chiara Ferragni – 9.7 milionë ndjekës– $12,000 per postim

Julie Sarinara – 4.6 milionë  ndjekës– $10,000 per postim

Aimee Song – 4.6 milionë  ndjekës – $9,000 per postim

Danielle Bernstein – 1.7 milionë ndjekës– $7,000 per postim

Liz Esëein – 1.3 milionë ndjekës– £6,000 per postim

Pse njerëzit janë bërë kaq të varur pas Instagram?

Duket se arsyeja që miliona njerëz kalojnë një pjesëtë madhe të kohës së tyre në këtë platformë, janë skoriet në Instagram. Veçoria e kopjuar nga Snapchat  po bën më shumë se dy vite që nga kohë që është krijuar prej dhe Instagram po e feston atë me statistika që tregojnë se sa e suksesshme ka qenë kjo veçori. Instagram raporton se përdoruesit më të rinj se 25 vjeç janë duke kaluar mesatarisht më shumë se 30 minuta në ditë në aplikacion. Pra nëse keni varësi më shumë se çduhet nga kjo platformë , fajin e kaanë storiet.

Cilat janë rreziqet e Instagramit?

Instagrami është i dëmshëm për shëndetin mendor.Nga një raport i Shoqërisë  mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) në Britaninë e Madhe, që ka studiuar rreth 1.500 të rinj të moshës nga 14 deri 24 vjeç, e ka vëzhguar si ndikojnë disa platforma të medies sociale te shëndeti dhe mirëqenia.

Sipas raportit, “YouTube” ka pasojat më pozitive, ndërsa “Instagram”, “Snapchat”, “Facebook” dhe “Tëitter” kanë demonstruar efekte negative, mbi të gjitha në shëndetin mendor të të rinjve. “Instagram”, aplikacioni rreth imazhit me miliona përdorues në të gjithë botën, kryeson listën për sa i takon pasojave negative, më së shumti mes vajzave të reja. ‘Instagram, sipas studiuesve bën që vajzat e reja të ndihen të pakënaqura me imazhin dhe trupin e tyre, ndërsa njerëzit shtojnë filtra dhe korrektojnë fotot e tyre për t’u dukur perfektë.

Përveç veprimtarisë së të rinjve në mediet sociale, raporti ndalet edhe te koha që të rinjtë i kushtojnë asaj. Të rinjtë, që kalojnë më shumë se dy orë në ditë të lidhur në rrjetet sociale, janë më të prirur të shfaqin probleme mendore, përfshirë këtu stresin psikologjik.

Sipas studiuesve, platformat që supozohet se ndihmojnë të rinjtë të lidhen me njëri-tjetrin, po mundësojnë ndërkohë një krizë të shëndetit mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë