Kuriozitete

Çfarë është “hëna blu” dhe pse është më e rëndësishme këtë vit?

Sipas NASA -s, një herë në 2 vjet e gjysmë ose tre ne do të shohim një "hënë blu sezonale". Kjo është ajo që do të shikojmë në datën 22 gusht që ndodh mes solsticit të pranverës ose verës dhe ekuinoksit të vjeshtës ose dimrit

Termi "hëna blu" është bërë popullor si referencë për hënën e dytë të plotë që ndodh brenda të njëjtit muaj. NASA tregon se janë a dy lloje të hënës blu, ajo sezonale dhe ajo mujore.  Termi "hëna blu sezonale" mund të ndihmojë në dallimin midis përkufizimeve por jo se kanë ngjyrë blu.

Hëna e Gushtit do të jetë e plotë të Dielën në mëngjes në 5:02 të mëngjesit dhe në aspektin astrologjik ka një rëndësi të veçantë. Astrologja Emily Ridout tregon se hëna blu e këtij viti do të jetë e veçantë për disa arsye. Sipas Ridout janë dy hëna të plota në shenjën e ujorit këtë vit.

“Mendohet që energjia në këtë periudhë do të jetë më intensive se zakonisht sepse shënohet nga inovacioni, teknologjia dhe humanizmi. Do të theksohet fuqia e secilit prej nesh për të ndryshuar gjërat për një të ardhme më të mirë,” shton astrologja.

 Sipas saj këtë vit hëna blu do të ketë ndikim në të gjitha shenjat e horoskopit duke nisur nga ndryshime të vogla ditore deri në përcaktimin e të ardhmes tuaj.

Burimi:CNET/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë