Podcast

Çfarë është ‘8 dhjetori’-Të rinjtë: E kemi mësuar por nuk na kujtohet

Çfarë është ‘8 dhjetori’-Të rinjtë: E kemi mësuar por nuk na kujtohet

Sot është 8 dhjetor, por duket se për të rinjtë kjo ditë përveçse ditë pushimi nuk u thotë gjë tjetër.

Sheshet dhe rrugët sot në Tiranë janë mbushur me qytetarë, të rinj, fëmijë a të moshuar që argëtohen duke pasur aleat dhe diellin. Por të rinjtë e sidomos vajzat duket se janë mjaftuar me fotot që i postojnë direkt në rrjetet sociale sepse kur i pyesim se çfarë është  "Dita e rinisë" ngrenë supet.

Ne të gazetës "SI" regjistruam disa voxpope që “na lanë pa gojë” siç thotë populli. Të intervistuarat pohuan se ishin student por 8 dhjetorit nuk ja dinin kuptimin.

Dëgjoni intervistat:

"E dimë që është Dita e Rinisë por nuk na kujtohet mirë se çfarë ka ndodhur", u shpreh një vajzë që studion infermieri në fakultetin e Infermierisë në Tiranë. Ajo bashkë me shoqet e saj ishin në sheshin "Skënderbej" dhe kur pyetëm vajzat e tjera pohuan të njëjtën gjë: Nuk na kujtohet se çfarë kemi mësuar nga historia".

Ne këmbëngulëm të gjenim të tjera përgjigje nga vajza të reja por të gjitha çuditeshin kur i kërkonim informacion më shumë për "Ditën e Rinisë". Ironia shkonte deri aty sa vajzat në kor pohonin se nuk e kishin pëlqyer kurrë historinë ndaj nuk ishin interesuar të lexonin se çfarë ishte 8 dhjetori.

Sot 8 dhjetor 2021, qytetare ne sheshin "Skenderbej' ku ne 20 shkurt te vitit 1991 u rrezua monumenti i diktatorit komunist Enver Hoxha

Ne shkuam më tej dhe pyetëm nxënës të shkollave 9-vjeçare, se mbase njohuritë e tyre ishin më të freskëta, por fatkeqësisht ishte edhe më keq.

"Unë jam në klasën e 9-të por nuk e kam mësuar akoma se çfarë është 8 dhjetori. Jemi tek pjesa e Shqipërisë', na çudit e reja. Teksa e pyesim se ndoshta Po mendon që "8 dhjetor" është ditë ndërkombëtare ajo thotë se ka dëgjuar që është kombëtare por asgjë më shumë.

Pra, nxënës e studentë që intervistuam sot, po shijonin ditën e pushimit sepse 8 dhjetori, "Dita e Rinisë" është futur në kalendarin e festave zyrtare" por nuk dinin asgjë më shumë se kaq fatkeqësisht.

Vetëm një prej të intervistuarave u përpoq të bënte një shpjegim duke e lidhur me protestat e studentëve por ky sqarim ishte kaq qesharak sa vetë vajza e ndjerë në siklet kërkoi të mos ja merrnim në konsideratë.

Çfarë është 8 dhjetori?

Mjafton një kërkim në internet ku të rinjtë navigojnë pothuajse gjithë kohës për të mësuar kuptimin e Ditës së Rinisë.

Vajza dhe djemë! Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Kaq do të mjaftonte si përgjigje për të vlerësuar rolin e asaj gjenerate që solli përmbysjen e regjimit komunist.

Dhe kjo më poshtë është një nga fotografitë e asaj kohe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë