Tërmeti i dy ditëve më parë tronditi jo pak banorët e kryeqytetit tonë.
Sidoqoftë kur ju kap paniku dhe ankthi gjatë momenteve të lëkundjeve , duhet të keni parasysh disa këshilla sipas faqes së Emergjencave Civile.
Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama ,mobilie etj
Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.