Njerez

Çfarë bëri Meghan Markle gjatë vizitës së saj të shpejtë në New York?

Lajmet dolën të premten: dukesha e Sussex do bënte një udhëtim surprizë në New York, vetëm. Është hera e dytë që ajo ka qënë në New York këtë vit. Në shkurt shoqet e saj i organizuan një festë për bebin në hotelin Mark. Por ndryshe nga udhëtimi i kaluar që ishte mbushur me paparazzi, kësaj radhe dukesha vendosi të mos ekspozohej shumë. Pra çfarë bëri ajo atje? Ja çfarë dimë ne.

Pasi u ul në New York, Meghan Markle iu kthye hiles së saj të preferuar për të mundur lodhjen nga avioni: joga. Disa raportime thonë se dukesha mori pjesë në një klasë të Modo Yoga. Thuhet se shoqja e saj e ngushtë Misha Nonoo ishte me të. Një burim tha për People : “Ishte plot me buzëqeshje të ëmbla” mes pjesëmarrësve të klasës. Ajo bëri joga për tu përshtatur me ndryshimin e orës gjatë një turi mbretëror në Australi.

Të shtunën ishte eventi i madh : hapja e kampionatit. Ajo u ul në karrigen e Serena Williams, ngjitur me nënën e yllit të tenisit. Dukesha i qëndroi stilit të saj të thjeshtë, duke kombinuar një fustan xhins me një xhaketë ngjyrë gri. Ajo e ndoqi ndeshjen me vëmendje dhe mjaft e buzëqeshur, por Serena Williams e humbi ndeshjen me Bianca Andreescu.

Ajo kishte gjithashtu kohë të vizitonte artistin e saj të makeup-it i cili është gjithashtu miku i saj për një kohë të gjatë, Daniel Martin, i cili kishte ditëlindjen. Martin postoi një foto ëmbëlsirash në instagram me mbishkrimin: “Faleminderit të gjithëve që më uruat sot dhe Meg, të dua shoqe që më surprizove në ditën time të veçantë”.

Udhëtimi i dukeshës thuhet se do jetë i shkurtër, pas së gjithave asaj i duhet të përgatitet për shumë gjëra gjatë vjeshtës. Pas disa javësh, ajo do niset për në Afrikën e Jugut me princin Harry dhe Archien për një tur mbretëror. Sipas postimit të tyre në instagram angazhimet e tyre do përqëndrohen në: komunitetin, të drejtat e grave dhe vajzave, shëndetin mendor, HIV/AIDS dhe mjedisin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë