Motosport

Çështje genesh, fitorja e parë në Formula 2 për Mik Shumaker

Vjen suksesi i parë në Formula 2 për Mik Shumaker, djalin e pilotit të famshëm gjerman Mikael Shumaker, 7 herë kampion bote në Formula 1. Mik Shumaker garon me skuderinë italiane Prema dhe ka dalë u pari në “Çmimin e madh të Hungarisë”, Hungaroring, përpara Matsushita dhe Sete Kamara.

Një tregues i qartë rritjeje për Mik Shumaker, i cili e nisi me disa xhiro të shpejta dhe më pas gradualisht krijoi distancë dhe arriti ta kontrollonte gjithë garën. “Shumaker jr” u tregua i zoti në tentativat e rivalëve për ta parakaluar dhe mbi të gjithë në momentin final të garës, kur Matsushita bëri gjithçka, por mbeti i dyti. Me sa duket, është çështje genesh dhe Ferrari mund të shpresojë, sepse pasardhësi i Mikael Shumaker është në rrugën e duhur për t’u bërë kampion i madh. Nëna Korina nuk i ka përmbajtur dot emocionet pas fitores së parë të djalit të saj në botën e automobilizmit.

Korina Shumaker feston fitoren e djalit të saj, Mik, në Formula 2. Gazeta Si, 4 gusht 2019

Në Formula 3 ka triumfuar Armstrong, i cili arriti të shfrytëzonte në mënyrën më të mirë “pole position”, duke e mbyllur garën para Pulçinit dhe Hjuxhs.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë