“Mendoj që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin tek shteti i së drejtës” – kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në lidhje me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda që dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Presidenti Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve nga Cërriku, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë dhe vizitoi panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.