Futboll

Çështja e arbitrave, shtypi spanjoll përjashton Barcelonën nga kupat e Europës

Gazeta Si – Barcelona jashtë kupave të Europës për çështjen ‘Negreira’. Ky është lajmi që publikon e përditshmja spanjolle ‘Abc’, sipas së cilës, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller, inspektorët që janë marrë me hetmin mbi Barcelonën për çështjen e korruptimit të arbitrave, kanë arritur në konkluzionin se klubi katalanas duhet të përjashtohet nga Europa sezonin e ri.

Gjithmonë sipas ‘Abc’, tani i takon numrit 1 të UEFA-s, Aleksander Ceferin, të marrë një vendim, duke u bazuar te raportimet e dy inspektorëve të Komitetit të Etikës dhe Disiplinës të konfederatës së futbollit europian. Championsi është në rrezik për kampionët e Spanjës, fajtorë, sepse “kanë vepruar me një organizatë për të influencuar rezultatet e ndeshjeve”.

Barcelona feston nje fitore ndaj Realit ne Kupen e Mbretit. Gazeta Si, 2 qershor 2023

Është e ashtuquajtura çështja ‘Negreira’, zëvendëspresidenti i komisionit arbitrar, kompania e të cilit, ‘Dasnil 95’, ka marrë pagesa 7.5 milionë euro nga Barcelona në periudhën 2016-2018 për konsulencë. ‘Abc’ shkruan se katalanasit do të ndëshkohen dhe në Champions do të shkojë Vilarreali, si vendi i 5-të në renditje.

Barcelona, nëpërmjet shtypit katalanas, e ka përgënjeshtruar lajmin, duke bërë me dije se raporti nuk është dorëzuar ende, sepse klubi nuk u është përgjigjur 71 pyetjeve të inspektorëve. Nëse Barcelona përjashtohet nga kupat, do t’i drejtohet KAS-it, kështu që mund të ketë një skenar të tretë, që do të thotë se UEFA mund ta ‘ngrijë’ çështjen, në pritje të vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë