Lajme

Çështja Babale, lirohet Fredi Alizoti, përfundoi dënimin prej dy vitesh

Gjykata e Tiranës ka liruar Fredi Alizotin, pjesë e dosjes së bujshme “Babalja”.

Gjykata ka vlerësuar sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.

Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri.

Në dhjetor 2019 u shpall fajtor edhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji me 1 vit burg, si dhe Jetmir Olldashi me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 orë pune në shërbim publik.

Ndërkohë për shtetasin Albert Veliu i njohur edhe me nofkën Babale gjykata në po të njëjtën seance shpalli dënimin e tij me 3.5 vite burg.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë politike, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë