Njerez

Certifikata e re e Kontrollit Teknik po nxjerr në pah të gjitha ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin

Gazeta Si- Çdo ditë, në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës së historikut nga sistemet deri në korrigjimin e odometrit!

DPSHTRR shkruan se të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë.

Kjo do t’u shërbejë blerësve eventual që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më.

Çdo person që është mashtruar më parë nga shitësi i mjetit mund të denoncojë në polici për rastin.

Tashmë, Certifikata e re e Kontrollit Teknik që lëshohet në çdo Qendër Kontrolli Teknik, është e një modeli tërësisht europian.

Gjithashtu, çdo person që dëshiron të verifikojë mjetin, mund të drejtohet tek DPSHTRR për të bërë kërkesa individuale për të verifikuar historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni.

“Sugjerojmë qytetarët që të verifikojnë saktë dokumentacionin e mjetit si edhe të kërkojnë nga shitësi që të garantojë historikun e kilometrazhit ose të ketë kryer një Kontroll Teknik me certifikatën, modeli i ri me historik kilometrazhi”, shkruan DPSHTRR.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë