“Edi të falenderoj shumë ty dhe të gjithë skuadrën tënde që ke pasur në Bashki dhe sot është në drejtimin e Shqipërisë.
Një gjë që unë dhe Edi kemi mësuar nga shoku Gramoz është të mos nisim me listat e falenderimeve me emra”,- u shpreh Erion Veliaj gjatë ceremonies së organizuar për marrjen e çmimit për Sheshin “Skënderbej”, pak ditë më parë në Spanjë.
Përkundër ankesave për përmbytjen e sheshit vetëm pas 30 minutash shi të dendur, Veliaj tha se, gjithçka u kthye në normalitet vetëm pas 10 minutash mobilizim.
Teatri i ri nuk është bërë ende, por Veliaj siguroi se pas disa vitesh do të jepet cmim edhe për këtë projekt, si Teatri më i bukur Kombëtar.
Ai njoftoi se, nesër për këtë çështje do të mbahet një takim mes arkitekteve dhe artistëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.